Ismajli e Bobev vlerësojnë marrëdhëniet e mira Kosovë -Bullgari
Prishtinë, 16.10.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bovi Bobev me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë, ku u vlerësuan lartë marrëdhëniet dypalëshe.
Me këtë rast Ministri Ismajli ka falënderuar Ambasadorin Bobev për angazhimet e tij në avancimin e raporteve në mes dy vendeve, duke vlerësuar se Bullgaria dhe Kosova kanë kultivuar raporte mjaft mira bilaterale.
Kreu i MZHE-së dhe Ambasadori bullgar kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët, siç janë mundësitë e arritjes së marrëveshjeve, që do t’i jepnin një shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.
Ndërsa aga ana e tij, Ambasadori Bobev ka falënderuar Ministrin Ismajli për gatishmërinë që ka pasur për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke shtuar se raportet Prishtinë – Sofje çdo ditë e më shumë po afrohen në projekte të përbashkëta, gjë e cila do të reflektojë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.