Inaugurohen Kullat e Ulpianës pas investimeve të efiçiencës së energjisë

Prishtinë, 18.10.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me drejtoreshën e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçait, Alice Albright, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë inauguruar Kullat e Eficciencës, në të cilat janë bërë investime për rritje të eficciencës së energjisë.

Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Drejtoreshën Albright, si dhe Ambasadorin Hovenier për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e energjisë në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli gjatë hapjes ka cekur që rritja e efiçiencës së energjisë është prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të arritur objektivat afat-gjatë, si dhe për t’u përballur me krizën aktuale energjetike në Evropë. Rizvanolli ka treguar masat përmes të cilave Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar pajisje efiçiente për ngrohje për qytetarët, si dhe ka njoftuar që së shpejti do të hapen edhe masa të reja të ngjashme.