Gjashtë kompani ndërkombëtare në garë për Këshilltar të Transaksionit për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 13 janar 2012 – Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, njofton se është përmbyllur vlerësimi i kërkesave për parakualifikim për shërbimet këshillëdhënëse të transaksionit për privatizimin e PTK-së.

Ky vlerësim, sipas kërkesave ligjore, është bërë nga një komision profesional i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Thirrjes për shprehjen e interesit për para-kualifikim, të shpallur me datë 29 nëntor 2011 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, i janë përgjigjur 12 kompani ndërkombëtare. Kompanitë (grup-kompanitë) të cilat plotësisht i kanë përmbushur kushtet për para kualifikim janë:

DLA Piper UK LLP, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me Deloitte Albania SHPK dhe Tashko Pustina – Attorneys SHPK)   

Ernst & Young, Poloni

ING Bank NV, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me K&L Gates LLP)

Lazard Freres  S.A.S, Francë (në konzorcium me Raiffeisen Investment AG)

PwC, Poloni

Zagrebacka Banka – UniCredit Group, Kroaci (në konzorcium me Schoner
Rechtsnawalte, Baker Tilly Makedonija dhe Analysis Mason)

Pas afateve të përcaktuara për ankesa, kompanitë e kualifikuara do të thirren për pjesëmarrje në tender.

Numri i madh i kompanive që janë kualifikuar për këtë proces dhe profili ndërkombëtar i tyre janë garanci për konkurrencë të lartë dhe sukses në përzgjedhjen e këshilltarit të transaksionit për këtë proces të rëndësishëm.

Komisioni Qeveritar i Privatizimit, më këtë rast falënderon të gjitha kompanitë që kanë aplikuar.