Gatishmëri e shtetit grek për bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Republikën e Kosovës
Prishtinë 13.04.2016 – Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj – Gashi, ka pritur në një takim Sekretarin Gjeneral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Yiorgos Tsipras i shoqëruar nga shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Constantina Athanassiadou me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, i cili sipas palëve duhet të vazhdoj të forcohet.
Gjatë takimit zv.ministrja Gashi ka njoftuar Athanassiadou rreth punës që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e reformave ekonomike dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke shtuar se tashmë janë duke u bërë përgatitjet rreth implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit, marrëveshje e cila do t’u hapë mundësi të shumta kompanive nga Kosova që të eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun evropian.
Gashi më tej ka kërkuar nga pala greke eliminimin e barrierave e të bërit biznes në mes të dyja shteteve, i cili do të hapte mundësi zhvillimit më të madh të ekonomive të dy vendeve.
Nga ana tjetër, Sekretari Tsipras ka njoftuar për zhvillimet ekonomike në Greqi ku ka shprehur gatishmërinë e shtetit grek për bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Republikën e Kosovës, të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e përfitimeve për ekonomitë e dyja vendeve.
Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar që të vazhdojnë me organizime të përbashkëta përfshirë forume ekonomike nga të cilat do të përfitojnë dy vendet me projekte konkrete.