Fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, ministrja Rizvanolli takon gratë e Ministrisë së Ekonomisë
Prishtinë, 09.10.2025 – Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli ka takuar të gjitha gratë e Ministrisë së Ekonomisë për një bashkëbisedim miqësor.
Me këtë rast, ministrja Rizvanolli theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore për shëndetin dhe mirëqenien e gruas.
“Është e rëndësishme që të gjitha gratë të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore. Vetëm kështu mund të parandalojmë sëmundjet dhe të gëzojmë shëndet. Ju inkurajojë edhe juve që të kryeni kontrolle të rregullta, pasi tash më edhe mamografia falas”, tha ajo.
Po ashtu, ministrja ka vlerësuar punën dhe kontributin që ato janë duke dhënë në Ministrinë e Ekonomisë.