Ftesë për qytetarë
Të nderuar qytetarë,
Me rastin e lansimit të Thirrjes së re Publike “Mbështetje për Konsumatorët Familjarë për Investimin në Pajisje Efiçiente për Ngrohje” do të organizojmë një takim të hapur para Ministrisë së Ekonomisë, aty ku aktualisht kemi vendosur shtëpizën informuese.
Lansimi do të bëhet nesër me datë 12 shtator 2024 në orën 09:00 në ambientin e hapur para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë e bashkëpunëtorë, të gjithë do të njoftohen për së afërmi me kushtet dhe kriteret e subvencionit.
Këto masa janë të financuara nga pako emergjente 75 milionëshe e Bashkimit Evropian me qëllim të zbutjes së impaktit të krizës energjetike evropiane e të cilat zbatohen nga Ministria e Ekonomisë.
Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët, andaj ju ftojmë që të diskutojmë së bashku.