Fillon aplikimi për subvencionim të termoizolimeve të jashtme, termoizolimeve të kulmeve, si dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme

Prishtinë, 08.08.2023 – Qytetarët e Republikës së Kosovës nga sot mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimeve të jashtme të shtëpive, termoizolimeve të kulmeve, si dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

Thirrja publike për zbatimin e projektit Emergjent “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit” është hapur sot nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) https://fkee-rks.net/sq/thirrjet-publike/

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Marrëveshjen Financiare IPA III.

Subvencionimi përkatësisht rimbursimi i kostos së zbatimit të masave është i kufizuar në masën deri në 45%, apo shumën maksimale deri në 5,500 Euro si kufi maksimal i mundshëm për një shtëpi – përfitues individual, e destinuar vetëm për banim privat/familjar. Kurse deri në 50% arrin shuma e financimit, kur prona është në bashkëpronësi të bashkëshortëve, ose nëse gruaja është pronare e shtëpisë.

Çka përfshihet në masat e efiçiencës së energjisë:

  • Termoizolimi i mureve të jashtme –  t≥12 cm;
  • Termoizolimi i kulmit –  t≥15 cm;
  • Ndërrimi i dritareve dhe dyerve;
  • Termoizolimi i plafonit të bodrumit / përdhesës – t≥12 cm.

Cilat janë kriteret e pranueshmërisë:

Të jetë e banueshme, në 21 nga 24 muajt e fundit, me konsum të energjisë elektrike minimum 250 kWh /muaj.

Njëri nga kriteret e më poshtme:

  • Shtëpia nuk ka izolim termik;
  • Shtëpia është pjesërisht e izoluar.

Cilat janë përfitimet:

Programi është dizajnuar në mënyrë të veçantë që të ofrojë maksimumin e përfitimeve për qytetarin.

  • Mbulimi më i lartë i subvencionit të ofruar në Kosovë, 45-50% e investimit;
  • Fleksibilitet dhe hapësirë për pronarin në përzgjedhje të auditorit dhe punëkryesit;
  • Rimbursimi direkt tek qytetari, duke mos përfshirë palët tjera ndërmjet;
  • Implementimi i këtyre masave është përparësi për masat e ardhshme të pakos emergjente, që do të zbatohet nga Minstia e Ekonomisë, për pajisje të ngrohjes e më tepër.

Mënyra e aplikimit bëhet përmes platformës online E-kosova http://ekosova.rks-gov.net/466

Aplikimi përbëhet nga dy hapa:

  • Plotësimi i aplikacionit në platformën online;
  • Bashkëngjitja e raportit të Auditorit të Energjisë;
  • Platfoma online përmban listën e auditorëve.

Procesi, verifikimi dhe pagesat:

  • Miratimi paraprak;
  • Zbatimi i punimeve;
  • Kërkesa për disbursimin e subvencionit;
  • Verifikimi i përfundimit të punimeve;
  • Disbursimi i subvencionit.

Në linkun në vijim në viber ku mund të informoheni në kohë reale:

Kurse Energjinë on Viber

Për informata sqaruese numrat kontaktues janë: 038 223 777 / 0800 222 70 dhe e-maili: thirrjapublike@fkee-rks.net