Fillojnë konsultimet publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031 në komuna

Prishtinë, 14.06.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë do të fillojë vizitat nëpër komunat e Kosovës me qëllim diskutimin dhe konsultimin me qytetarë e përfaqësues të komunave lidhur me Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031.

Konsultimet e para do të mbahen fillimisht në Komunën e Mitrovicës për të vazhduar në Ferizaj, ku qytetarët e këtyre komunave fillimisht do të njihen me objektivat, qëllimin dhe planet e strategjisë më pas do të kenë mundësi të diskutojnë me ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për të dhënë komentet dhe kontributin e tyre.

Të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e Asamblesë Komunale ftohen për të diskutuar dhe për të dhënë kontributin e tyre rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.