Dy kompani dhe një konsorcium të interesuara për ndërtimin e HC të Zhurit
Prishtinë, 25 Gusht 2010 – Sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave janë pranuar shprehjet e interesit nga investitorët për ndërtimin me koncesion të Hidrocentralit të Zhurit.
Interesin për projektin e HC të Zhurit e kanë shprehur dy kompani dhe një konsorsium.
Kompanitë e paraqitura janë:
1. Kompania: KI – Kelag International GmbH (Austri)
2. Konsorsiumi: Palet Inşaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli)
3. Kompania: Limak Group (Turqi)
MEM mirëpret paraqitjen e investitorët e potencial për Hidrocentralin e Zhurit dhe shpreh kënaqësinë që kompanitë e paraqitura janë kompani me renome.
Ftesa për shprehjen e Interesit për HC e Zhurit është bërë me 21 qershor 2010, ndërsa afati i fundit për shprehjen e interesit nga investitorët privatë ishte sot me 25 gusht 2010 në ora 11:00.

