Del në diskutim publik Draft-raporti për vlerësimin strategjik të mjedisit

Prishtinë, 26.01.2023 – Ministria e Ekonomisë në rolin e palës përfituese të studimit të master planit për zhvillimin e gazit në Kosovë në kuadër të projektit WB-21-KOS-ENE-02, ka nxjerr në diskutim publik Draft-raportin për vlerësimin strategjik të mjedisit.

Ftohen të interesuarit që të marrin pjesë në diskutimin publik, me qëllim që me vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre të mundësohet ngritja e mëtejme e kualitetit të studimit.

Draft raportet mund të shkarkohen në ueb-faqen e ME-së, kurse për komente, vërejtje apo sugjerime mund të shkruani në e-mail adresën:  rina.kryeziu.rogova@rks-gov.net deri më datë 28.02.2023.

Linku:

https://me.rks-gov.net/sq/konsultime-publik