Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 02.10.2017 – Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në takimin që pati sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast Ministri Lluka, duke falënderuar Ambasadorin O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës tha se mbetet me besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje.

Po ashtu, Ministri Lluka, gjatë takimit ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me  prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë  sektorët  strategjik që mbulon MZHE, siç janë  energjia, minierat, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ato të efiçiencës së energjisë, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe Ambasadori O’Conell, janë dakorduar për vazhdimin raporteve të mira mes dy vendeve.