Blerim Kuçi merr detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit

Prishtinë, 05.06.2020 – Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot mori detyrën.Ministri Kuçi detyrën e pranoi nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MEPTINIS-it, Irfan Lipovica.Lipovica e ka njoftuar Ministrin Kuçi për projektet, të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave.

 

Ministri Kuçi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit.

 

Ministri Kuçi me këtë rast pohoi se MEA-në e presin shumë sfida në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, e cila është goditur nga pandemia e Covid-19, për të cilën u shpreh i bindur se do të arrihet.