BERZH rikonfirmon mbështetjen për projektet ekonomike

Prishtinë, 23.03.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka takuar Elena Petrovska drejtuese e Bankës  Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim BERZH, me të cilën ka biseduar për investimet në fushën ekonomike, me theks të veçantë në fushën e energjisë dhe minierave.

Po ashtu ministri Stavileci ka njoftuar znj Petrovska për projektet që MZHE është duke realizuar, përfshi ecurinë rreth projektit të Termocentralit Kosova e Re.

Ndërsa, Elena Petrovska, ka rikonfirmuar mbështetjen e BERZH-it për projektet,të cilat ndikojnë në zhvilimin ekonomik të vendit, duke pohuar se Kosova është duke krijuar ambient të favorshëm për investime.

Më tej ajo ka theksuar se BERZH është i përkushtuar në Kosovë në përmirësimin e klimës investime dhe mbeshtetjen e iniciativave qeverisëse.

Ministri Stavileci ka falënderuar znj Petrovska për mbështetjen që BERZH-i po i jep Kosovës, respektivisht zhvillimit ekonomik.