Beqaj: Repartet prodhuese kontribut i zhvillimit ekonomik

Prizren 12.08. 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot morri pjesë në përurimin  e një reparti në Kompaninë Kuk Comerc në Prizren dhe më këtë rast vlerësoi se ndërtimi dhe zgjerimi  i objekteve prodhuese i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe zvoglimit të papunësisë.

Së bashku me pronarët e Kuk Comerc ministri Beqaj përuroi  linjen për ngjyrosje e cila i kontruon dukshëm kualitetit të produkteve të kësaj kompanie të njohur, e cila  produktet e veta kryesisht i eksporton në vendet e Evropës Përendimore.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar ambient sa më të volitshëm juridik dhe për të krijuar infrastruktur ligjore e cila do të lehtësonte të bërit biznes në vend.

Duke përgëzuar pronarët e kësaj kompanie ministri Beqaj theksoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe dikasteret tjerë qeveritar të cilet merren me çështjet e ekonomisë janë duke punuar në krijimin e lehtësira substanciale për funskionim të bizneseve vendore dhe të huaja.

Ndryshe, kompania Kuk Comerc  e cila punëson afro 100 punëtor në linjën e ngjyrosjes se produkteve të metalit ka investuar afro 200 mijë euro ka punësuar  6 punëtor të rinj dhe me këtë i kontribua kualitetit të produkteve të veta, por edhe punësimeve të reja.

Pronaret e Kuk Comerc u zotua se do të vazhdojnë edhe me tej me investimet e reja si në Fabrikën e Pordukteve të Metaleve ashtu edhe në objekte tjera të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë.