Beqaj priti kryetarin e Odës Ekonomike të Malit të Zi
Prishtinë, 06.03.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pritur sot delegacionin e Odes Ekonomike të Malit të Zi në krye me kryetarin Velimir Mijushkoviq me të cilët ka biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Me ketë rast ministri Beqaj i ka njoftuar mysafirët nga Mali i Zi lidhur me projektet konkrete që është duke i realizuar MZHE dhe është angazhuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në lëmin e ekonomise.
Ministri Beqaj me ketë rast ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MZHE-së për të gjetur forma të reja dhe më të avancuara të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Nga ana tjetër kryetari Mijushkoviq ka vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik ne mes të dy vendeve është duke u rritur dhe zhvilluar dhe theksoi se ka vend për rritjen dhe thellimin e më tejmë të tij. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.