Beqaj: Kërkohet angazhim konkret në dekomisionimin e TC Kosova A
Prishtinë, 1 nëntor 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka kërkuar angazhim konkret në realizimin e Strategjisë së Energjisë dhe obligimet e marra para Komisionit Evropian dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për dekomisionimin e Termocentraleve “Kosova A” sipas afateve të parapara.
Në këtë drejtim ministri Beqaj sot është takuar me anëtarët e tri grupeve punuese dhe ka pasur për qellim funksionalizimin e tri grupeve punuese lidhur me procesin e dekomisionimit të “TC A”.
Grupet punuese duhet të përgatisin një agjendë lidhur me aktivitetin e tyre për vitin 2013 dhe mbi bazën e kësaj agjende do të përcillen nga përfaqësuesit e MZHE-së.
Lidhur me hapat e ndërmarr në kuadër të këtij aktiviteti në mënyrë të rregullt duhet të informohen ministritë e linjës, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

