Bashkëpunimi Kosovë – Kroaci avancim i zhvillimit të dy ekonomive

Prishtinë, 05.11.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka pritur në takim Ministrin e Ndërrmarësisë dhe Industrisë të Kroacisë, Gordan Marash i shoqërohej nga Ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija, me të cilët ka diskutuar mbi shkëmbimin e përvojave profesionale dhe akademike në mes dy vendeve, projekte këto të financuar nga  Bashkimi Evropian.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe anëtarësimi i Kosovës në Euro GeoSurvey, për të cilin ministri Marash ka përgëzuar ministrin Ismajli për angazhimin dhe arritjet në këtë fushë.

Me këtë rast, Ministri Ismajli ka njoftuar ministrin kroat për projektet që Kosova ka realizuar deri tani në fusha të ndryshme, si dhe planet për të ardhmen, duke shtuar se bashkëpunimi me Kroacinë është një rëndësie të vaçantë.

Nga ana e tij, Ministri Marash ka pohuar se Kroacia është e intresuar të fuqizojë edhe më tej bashkëpunimin me  Kosovën, e në veçanti në fushën ekonomike, e cila edhe do të determinojë zhvillim të mëtejmë të dy ekonomive.

Ndryshe, dy ministrat kanë diskutuar për projektet e zhvillimit ekonomik që kanë ndikim rajonal.