Austria konfirmon mbështetjen ekonomike për Kosovën

Prishtinë, 01.07. 2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli priti mbasadorin e Austrisë në Prishtinë Johann Brieger me të cilin ka diskutuar bashkëpunimin në fushën ekonomike.

Në takim është diskutuar mundësia e investimeve kapitale në Kosovë nga kompanitë prestigjioze austriake, duke u pajtuar që  investimi i tillë  do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Në takim u diskutua në vçanti nevoja për bashkëpunim në fushën e energjisë, burimeve të  energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu organizmin e konferencave  në të dyja vendet në mënyrë që investitorët të kenë njohuri të mjaftueshme për kapacitete energjetike të Kosovës.

Me këtë rast ministri Ismajli potencoi rëndësinë e krijimit të modeleve dinamike të cilat do të jenë atraktive për investitorët autriak.

Po ashtu në takim rëndësi të posaçme i është kushtuar linjave hekurudhore  me vendet fqinje dhe me  Bashkimin Evropian, duke u pajtuar se investimet në infrastrukturë sidomos në hekurudha po bëhen gjithnjë më të nevojshme, duke ndikuar kështu edhe në  mbrojtjen e mjedisit ,i cili sipas ministrit Ismajli  është edhe fokus i Qeverisë.