Ambasadori Cliff: Britania e Madhe do të vazhdon të përkrah Kosovën në të gjithë lëmenjtë

PRISHTINË, 26 prill 2011 – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, ka shprehur përkrahjen e vendit të tij për Kosovën duke theksuar se edhe në të ardhmen vendi i tij do ta përkrah Kosovën në të gjithë lëmenjtë. 

Gjatë takimit njohës me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj falënderoi për përkrahjen që ky shtet mik i ka dhënë Kosovës deri më tash duke kërkuar përkrahje edhe në proceset e lobimit për anëtarësim në Unionin Evropian dhe organizmat tjerë evropian dhe ndërkombëtar.

Ministri Beqaj ka kërkuar nga ambasadori Cliff që Qeveria e vendit të tij të inkurajoj dhe t’ i ftoj bizneset dhe investitorët potencial të cilët dëshirojnë të investojnë, ta konsiderojnë Kosovën partner dhe ka potencuar se infrastruktura ligjore në Kosovë krijon kushte shumë të volitshme për investimet e huaja.

Përkrahja e Britanisë së Madhe në zgjidhjen e problemeve për realizimin e marrëveshjes së CEFTA-së dhe për gjetjen e zgjidhjeve praktike për implementimin e saj, do të jetë e mirëseardhur duke pasur parasysh se kjo marrëveshje duhet të jetë në të mirë të rajonit.

Përkrahja e Britanisë së Madhe është edhe më e nevojshme kur të kihet parasysh fakti se edhe pse bëhet fjalë për marrëveshje teknike, ka implikime serioze politike në realizimin e saj, ka thënë ministri Beqaj.

Ambasadori Cliff është njoftuar  me projektet aktuale të cilat duhet të merren parasysh nga investitorët potencial nga vendi i tij.