9. A është shitur lirë?

Së pari duhet të ceket se çmimi është objektiv dhe real në krahasim me rreziqet që do t’i merr sektori i privatizuar. Duhet ta kemi parasysh, se sektori që po privatizohet është duke shënuar humbje dhe jo fitim. Humbjet arrijnë në 39 përqind. Pra nëse investohet vetëm 1 euro, 39 cent do të jenë të humbura për privatizuesin, pra flasim për rreziqe të mëdha. Gjithashtu këtu duhet ti shtojmë edhe çështjet si veriu i Kosovës, rrjeti atje vazhdon të shënon humbje. Gjithashtu, në dallim nga vendet e rajonit, në Kosovë shteti nuk garanton privatizuesin për humbjet dhe rreziqet që mund të ndodhin dhe shuma prej 26.3 milionë euro mendojmë se është reale, dhe objektive, në krahasim me rreziqet.