8. Pse tani? A është koha e duhur e privatizimit?
- Ekonomia globale e ka kaluar pragun e krizës. Kurse pasiguritë e krijuara do të vazhdojnë të mbeten së paku edhe për 3-5 vitet e ardhshme.
- Në anën tjetër, indikatorët ekonomikë tregojnë se ekonomia e Kosovës është rritur për rreth 5% në vitin 2009-2011 dhe parashikohet të rritet afër 5% në 2012, duke qenë shkalla më e lartë e rritjes në regjion.
- Ky fakt e bën Kosovën, si vend në zhvillim, më konkurrues në krahasim me vendet e tjera.
- Me fillimin e rritjes ekonomike në tregjet e tjera konkurruese, të tjera raste për investim mund të rrisin alternativat për investime konkurruese me PTK-në. PTK-së i bie vlera.
- Industria globale e telekomit është duke iu ofruar ngopjes, dhe si pasojë, posaçërisht në tregjet e zhvilluara, është duke u përballur me margjina të zvogëluara për shkak të konkurrencës së lartë.
- Klientët janë duke u bërë më të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe tregu është kryesisht i orientuar në konkurrim përmes çmimeve – pasi që shumica e operatorëve kanë qasje në nivelin e njëjtë të teknologjisë dhe mund të ofrojnë nivele të ngjashme të shërbimeve.
