6. Pse të shitet një kompani profitabile?
- Shteti megjithatë mban 25% të aksioneve. Profitet e ardhme, cilat do qofshin ato, janë 25% për qytetarët e Kosovës.
- PTK, edhe me kapital privat brenda saj, do të vazhdojë të punësojë qytetarë të Kosovës, paguajë tatime e taksa, paguajë furnizuesit e vet vendorë në Kosovë dhe ajo çka është shumë e rëndësishme, do të vazhdojë të investoj në Kosovë.
- Çdo vendim biznesor merret gjithmonë duke u bazuar në performancën aktuale të kompanive dhe të priturat për të ardhmen.
- Të hyrat e kompanisë kanë rënë me liberalizimin e tregut dhe hyrjen e IPKO-s në treg, një gjë e cila ka qenë e pritshme. Me këtë është fakt, vlerën e PTK-se e dëmton vonesa në privatizim.