5. Pse të shitet PTK-ja? Cilat janë benefitet e pritura?

  • Privatizimi i ndërmarrjeve publike përbën një reformë strukturale të sistemit ekonomik të Kosovës. Është hapi më i rëndësishëm në rrugën e modernizmit të shoqërisë sonë.
  • Shitja e PTK-së do të mundësojë sjelljen e eksperiencave moderne menaxheriale dhe teknologjike në kompani dhe jashtë saj. Kjo, më pastaj do të rezultojë edhe me shërbime më të lira, më të shumta dhe me kualitet më të mirë për qytetarët e Kosovës.
  • Me privatizimin e PTK-së synohet që të gjenerohen të hyra për buxhetin e Kosovës, në kohën kur në Kosovë po bëhen investime të shumta kapitale në të gjitha fushat, e veçmas në infrastrukturë.
  • Me këtë privatizim, sikurse edhe me privatizime të tjera të ndërmarrjeve publike, synohet të dërgohet një sinjal tek investitorët seriozë ndërkombëtarë për qëndrueshmërinë ekonomike dhe ambientin e favorshëm biznesor të Kosovës.
  • Joshja e investimeve private afatgjata në Kosovë, të cilat do të jenë ndihmesë e madhe për ngritjen e imazhit tonë ndërkombëtar.
  • Sigurimi i investimeve në kompani dhe përgatitja e kompanisë për konkurrencë në të ardhmen, në një treg të liberalizuar.
  • Përmbushja e kërkesave të Unionit Evropian, OTB-së, obligimeve ndaj FMN-së etj.
  • Për sa i takon zhvillimit teknologjik dhe shërbimeve që ofron tregu i telekomit, Kosova është prapa Evropës dhe regjionit të Ballkanit, gjithashtu. Ne ende në tregun e telekomunikimeve nuk kemi shërbime të të dhënave mobile  3G/4G, që për një investitor do të ishte një burim i të hyrave, por edhe një potencial ku do të koncentrohej investimi.
  • Kjo do të mundësojë që edhe vlera e një pjese të aksioneve potenciale të mbajtura nga Qeveria e Kosovës të rritej me kalimin e kohës. .
  • Sinergjitë, si normat e thirrjeve në distanca të mëdha, krijojnë mundësinë e uljes së tarifës për thirrjet hyrëse dhe dalëse, si dhe do të ketë mundësi më të mira për taksat ndërkombëtare të roamingut.
  • Kjo, në fund do të jetë në të mirë të konsumatorëve të PTK-së dhe qytetarëve të Kosovës. Presioni në tarifa sigurisht do bëjë të gjithë tregun më konkurrues.