4. Çfarë shet Shteti i Kosovës, çka do të thotë shitje e 75% të aksioneve të PTK-së?
- Nga PTK është ndarë Posta e Kosovës, ndërsa për shitje janë 75% të aksioneve të PTK-së, pa postën, që do të thotë që do të shiten 75% e aksioneve të dy njësive të biznesit Telekomi (telefonia fikse) dhe Vala (telefonia mobile).
- 25% të aksioneve të mbetura në pronësi të shtetit do të monitorohen nga përfaqësuesit e shtetit në Bordin e PTK-së dhe të gjitha detajet do të rregullohen me marrëveshjen e shit-blerjes.