31 milionë dollarë për EE dhe BRE

Prishtinë, 15.01.2015- Me qëllim të rritjes të efiçiencës së energjisë në ndërtesa të qeverisë qendrore, respektivisht stimulimin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe financimin e projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë nëpër komuna, Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë do t’i ketë edhe 31 milionë dollarë shtesë.

Në Ministrinë e Financave, sot është nënshkruar marrëveshja për kredinë e Bankës Botërore (IDA), e cila siguron përkrahje financiare për arritjen e objektivave zhvillimore për efiçiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.