2. Cilat aktiviteteve i ka ndërmarrë Qeveria e tanishme?
- Qeveria e re e Republikës së Kosovës, me 2 mars 2011, me një vendim të saj rithemeloi Komisionin Qeveritar për Privatizim, i cili vazhdoi me procesin e privatizimit, bazuar në strukturën e miratuar nga Qeveria. KQP përbëhet nga:
z. Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Kryesues;
znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, anëtare;
z. Fehmi Mujota, Ministër i Infrastrukturës, anëtar;
z. Nenad Rashiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar;
z. Bedri Hamza, Ministër i Financave, anëtar. - Ky Komision Qeveritar është duke e udhëhequr procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.
- Më 31 mars 2011, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar vendimin e Qeverisë për privatizimin e 75 % të aksioneve.