163 të rinj janë punësuar në KEK, prej të cilëve 23 janë gra
Prishtinë, 21.12.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se 163 të rinj janë punësuan në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), prej të cilëve 23 janë gra.
Rizvanolli ka theksuar se duke e ditur që KEK-u është akter kyç në zhvillimin dhe ekonominë e Kosovës, ky grup të rinjsh paraqet një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm në sektorin e energjisë në Kosovë.
Të punësuarit në KEK janë inxhinierë të Makinerisë, inxhinierë të Elektroteknikës, saldues elektrik/argon e gaz, manipulues të shiritave transportues, inxhinierë të Kimisë dhe teknikë të Kimisë.
“Uroj që puna t’ju shkojë mbarë dhe së bashku të angazhohemi për zhvillimin e Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka uruar Ministrja Rizvanolli.