14. Për Performancen e Ndërmarrjeve Publike a i raportohet Publikut-Aksionarit?

Qeveria i përgjigjet Kuvendit për mënyrën në të cilën ajo, Ministri dhe Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Qeveria do t’i raportojë Kuvendit në bazë vjetore mbi performancën e këtyre autorizimeve dhe përgjegjësve si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuar në nenin 6.1 të këtij ligji.. Qeveria do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit mbi mënyrën e menaxhimit të NP-ve Qendrore në interes të Republikës së Kosovës.