13. Cilat janë kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së?
- Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, në mbledhjen e mbajtur me 17 gusht 2012, miratoi listën e kompanive të parakualifikuara për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. Ato janë:
Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom
Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom Poloni (në pronësi të British Telecom);
M1 International Limited ;
Turkcell ;
Twelve HORNBEAMS (Innova) në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom).
Profilet e kompanive të parakualifikuara për privatizimin e PTK-së?
Albright Capital Management (ACM), në bashkëpunim me Portugal Telecom
Albright Capital Management LLC është themeluar në vitin 2003.
Kjo kompani që nga viti 2007 ka ngritur fonde për investime në vlerë prej mbi 600 milionë dollarë amerikan. Kompania ka asete nën menaxhim në vlerë prej mbi 700 milionë dollarë. Kompania menaxhon fonde të ndryshme investuese në vende të ndryshme të botës.
ACM në garë për blerjen e PTK-së ka hyrë në bashkëpunim me Telekomin Portugez për operim dhe menaxhim. Telekomi portugez, operon në disa vende të botës, dhe ka të hyra vjetore prej afër 4 miliardë euro.
Twelve Hornbeams, UK (Innova Capital) dhe Avicienna Capital, UK në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)
Twelve Hornbeams, është themeluar nga Innova Capital.
Gjatë 17 viteve të fundit Innova Capital ka investuar në disa operatorë shumë të rëndësishëm të telekomit, përfshirë ndër të tjera GTS Central Europe, Energis Polska, Voxtel (Orange Moldova), Mobitel etj., dhe ka investuar rreth 500 milionë euro nëpër vende të ndryshme të Evropës Juglindore, ndërsa menaxhon me asete me vlerë prej 900 milionë Euro në këtë regjion.
Avicienna Capital, është firmë private e investimeve direkte me zyra në Londër dhe Stamboll. E themeluar në vitin 2003 kjo kompani ka investuar në sektorë të ndryshëm strategjik në Azi dhe Evropë.
Avicienna është duke kërkuar zgjerimin e investimeve të saj në telekom dhe energji.
Këto dy kompani në garë për blerjen e PTK-së ka hyrë në bashkëpunim me Sofrecom që është pjesë e France Telecom.
Columbia Capital, USA dhe Axos Capital, në bashkëpunim me British Telecom Poland (pjesë e British Telecom)
Columbia Capital është fond investues me fokus në teknologji informative, telekomunikime, internet, media etj. E themeluar në vitin 1989 ka investuar në këta sektorë, duke investuar në 130 kompani në mbarë globin. Kanë nën menaxhim mbi 2.5 miliardë dollarë.
Axos Capital Partners është shoqëri aksionare investuese e investitorëve liderë ndërkombëtarë të teknologjisë dhe telekomit, me kapital privat në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarë.
Columbia Capital dhe Axos Capital për transaksionin e PTK-së ka hyrë në bashkëpunim me British Telecom.
M1 Group, Lebanon
M1 Group është një grup investues, me përvojë në investime në fusha të ndryshme, si telekomunikimi, aviacioni, energjia, ndërtimi etj. Është themeluar në vitin 1960, ndërsa ka filluar të investojë në tregun e telekomit që nga viti 1980, ku kompania më e madhe e telekomunikimit në të cilën ka investuar ka qenë Investcom.
Turkcell, Turqi
Turkcell është operatori më i madh i telefonisë mobile në Turqi. Ofron shërbime të telefonisë dhe shërbime të internetit nëpërmjet sistemit të tij global të rrjetit të komunikimit. Kompania ofron, gjithashtu edhe shërbime tjera në fushën e telefonisë dhe internetit. Operon në nëntë vende të botës, me 65 milionë konsumatorë. Ka pasur të hyra për vitin e fundit prej mbi 4 miliardë dollarë.