1. Pse është privatizimi i nevojshëm?
- Distribucioni dhe Furnizimi i KEK-ut është një operim i kushtueshëm dhe jo efikas. Këto jo-efikasitete, të ndërlidhura me deficitin e inkasimeve, vjedhjeve të energjisë elektrike, dhe të infrastrukturës jo kohore, krijojnë një ngarkesë të madhe financiare për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
- Subvencionet e Qeverisë për sektorin e energjisë janë duke u reduktuar dhe nuk janë të qëndrueshme. Ngarkesa e buxhetit të Kosovës ka ndikim negativ.
- Investimet e sektorit privat në Distribucion dhe Furnizimin e KEK-ut do të përmirësojnë infrastrukturën, efikasitetin në operim, inkasimin, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për sektorin që po privatizohet por ka ndikim direkt në gjithë zhvillimin ekonomik të Kosovës.