Misioni i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme është t’u ofrojë punonjësve në ME, kushtet fizike të punës, pajisjet e nevojshme dhe shërbimet mbështetëse për kryerjen e detyrave të tyre, si dhe të sigurojë administrimin e mirëfilltë të dokumenteve të brendshme të ME. Departamenti i mbështet departamentet tjera përmes ofrimit të shërbimeve të TI-së, mirëmbajtjes, logjistikës, administrimit të dokumenteve dhe shërbimet e tjera të ngjashme, si dhe organizon Protokollin e Ministrisë. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme janë:

2.1. Menaxhimi, koordinimi dhe ofrimi i shërbimeve administrative për të gjitha njësitë dhe organet në kuadër të Ministrisë;

2.2. Ofron shërbime dhe mbështetje administrative dhe logjistike për Ministrinë, si mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave të objektit të ME-së, menaxhimi i njësisë së transportit, menaxhimi dhe mirëmbajtja e inventarit në depo.

2.3. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime te TI-së;

2.4. Siguron zbatimin e procedurave për menaxhimin e të gjitha automjeteve që disponon ME-ja në përputhje me legjislacionin në fuqi, bën koordinimin me institucionet përkatëse për raportimin lidhur me gjendjen e automjeteve (servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve në ME;

2.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme, hyrëse dhe dalëse, të Ministrisë;

2.6. Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lektorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për Ministrinë dhe institucionet përkatëse;

2.7. Ofron shërbimeve protokollare për nevojat e Ministrisë;

2.8. Organizon Protokollin e Ministrisë pritjen e delegacioneve, punëtorit, konferencat vendore dhe ndërkombëtare;

  1. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione: 3.1. Divizioni i Teknologjisë Informative dhe Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve;

3.2. Divizioni për Transport dhe Logjistikë. 4. Drejtori i Departamenti të Shërbimeve të Përgjithshme i raporton Sekretarit i Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë:

Divizioni i Teknologjisë Informative, Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve

Divizioni për Transport dhe Logjistikë

Numri i të punësuarve në Departamentin e Shërbimeve të Përgjithshme është tetëmbëdhjetë (18).

Kontakti:
Drejtor i Departamentit: Imer Raci
Tel: 038 200 215  36
Email: Imer.Raci@rks-gov.net