Minierat

Procedura për pajisje me licencë për hulumtim gjeologjik

Hapi 1
Regjistrimi i biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (www.abrk.org)

Hapi 2
Parashtrimi i kërkesës për licencë për hulumtim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Hapi 3 A
Licenca për hulumtim të mineraleve ndërtimore
–    Për afat dyvjeçar, me vetëm një mundësi zgjatjeje për një afat dyvjeçar shtesë.
–    E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 250 hektarë.

Hapi 3 B
Licenca për hulumtim për të gjitha mineralet tjera
–    Për afat trevjeçar, me tri mundësi zgjatjeje për afate dyvjeçare shtesë (për çdo zgjatje të afatit, sipërfaqja zvogëlohet për 50%)
–    E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 100 km2.

Licenca minerare

Hapi 1
Parashtrimi i kërkesës për licencë për shfrytëzim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Hapi 2
Leja mjedisore, që lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

Hapi 3
Leja komunale

Hapi 4
Leja nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (nëse prona në fjalë administrohet nga APK)

Hapi 5
Marrëveshja me pronarin për shfrytëzimin e pronës

Vërejtje:
–    Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, me përjashtim të mineraleve energjetike, mund të ketë afat maksimal prej 25 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 25 vite shtesë.
–    Licenca për shfrytëzim të metaleve energjetike mund të ketë afat maksimal prej 30 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 15 vite shtesë.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon licencat për hulumtim apo shfrytëzim brenda 3 muajsh nga kompletimi i dokumentacionit.

Departamenti i Minierave
Drejtor: Skender Sallahi
Tel: 038 200 215/13
E-mail: skender.sallahi@rks-gov.net