Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 152, të mbajtur më datë 18 Tetor 2013, është miratuar Raporti Vjetor i Performancës së Ndërmarrjeve Publike 2012. Në këtë rast ky Raport Vjetor i Ndërmarrjeve Publike do të vazhdojë të procedohet për shqyrtim dhe miratim fillimisht në Komisionin gjegjës Parlamentar, e më pas për aprovim në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me datën 16 Tetor 2013 ka mbajtur takimin e radhës Komisioni Ministror për Ndërmarrje Publike, i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Fadil Ismajli. Pikat kryesore të diskutimit të këtij takimi kanë qenë mundësia e zhbllokimit të projekteve kapitale të PTK, si dhe shqyrtimi i shkresës së ANP “Adem Jashari”- Kontrolli ajror, e që ka të bëjë me gjendjen e vështirë financiare me rastin e obligimeve për pagesën e tokave të eksproprijuara.

Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ka qenë e ftuar nga ana e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me ç’rast ka raportuar mbi implementimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe Ligji Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Të pranishëm dhe kontribut në këtë mbledhje kanë dhënë edhe përfaqësues nga disa Ndërmarrje Publike Qendrore si dhe Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës.