-Në mbledhjen e Komisionit të Ministrave të mbajtur më 30 korrik, u shqyrtua edhe Raporti vjetor i Performancës së NP në 2012, si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 8.1 të Ligjit mbi NP.Pas diskutimit të Ministrave, u rekomandua NJPMNP që edhe njëherë të iu dërgohet Ministrive që përbejnë Komisionin e Ministrave për NP, në mënyrë që brenda dy javë të kenë mundësi të japin komente.Pas kalimit të afatit dyjavor, NJPMNP-MZHE nuk ka pranuar asnjë komentë nga ministritë gjegjëse dhe raportin e ka dërguar për përkthim në gjuhën serbe.Raporti është i gatshëm për procedim në shqyrtim dhe miratim në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

-Ju njoftojmë se në përmbushje të kërkesës ligjore nga neni 31 i Ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087 , të gjitha NP qendrore dorëzuan me kohë ligjore d.m.th para 31 gushti 2013, Raportet tremujore të miratuara paraprakisht në bordet e drejtorëve të NP.

-Si përmbushje e kërkesës ligjore që rrjedh nga neni 17.6 i Ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, e me mbështetje të Zyrës Zvicerane, përmes konsulentëve të kontraktuar nga ky donator, nën organizimin e NJPMNP-MZHE, me 26 dhe 27 shtator po vazhdon trajnimi i bordeve të drejtorëve, në sallën e trajnimeve të KRU Prishtina.

Trajnimi mbahet nga konsulenca ndërkombëtare dhe trajton temat si vijon: 1.Si të monitorosh planin vjetor të biznesit të NP dhe 2. Përgatitja e projekteve të infrastrukturës publike për fondet e BE.