Si domosdoshmëri e avancimit të qeverisjes korporative, rritjes së  transparencës dhe  llogaridhënies për paranë publike në Ndërmarrje Publike, pas miratimit  nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është ri botuar për herë të tretë me Plotësime e Ndryshime Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative , i cili do të hyjë në fuqi me 01 gusht 2014.   Përmes Plotësim-ndryshimit të kodit në fjalë është definuar përkufizimi dhe statusi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në NP, emërimi dhe shkarkimi i tij, sikurse që me qellim të ngritjes së efikasitetit të Komiteteve të  përkohshme dhe ruajtjes së parasë publike është definuar nr. i komiteteve të përkohshme  dhe jetëgjatësia e funksionimit të tyre.