Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike

Në bazë të ligjit Nr.03/L.087 për Ndërmarrjet Publike

Qeveria ka kompetencën ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit të Republikës së Kosovës në NP -të Qendrore.

Më qellim të përgatitjes së debatit në Qeveri,një komision i zgjedhur i ministrave do të paraqesë propozime ose vërejtje mbi këto çështje. Aktet nënligjore të cilat do të miratohen në përputhje ne Nenin 42 do ti përcaktojnë rregullat dhe procedurat e komisionit të zgjedhur. Komisioni i zgjedhur gjithnjë duhet të përfshijë:

  • Ministria e  Ekonomisë – Kryesuese
  • Ministria e Financave   – Anëtar
  • Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit – Anëtar
  • Ministria e  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor  – Anëtar

  • Ministria e  Infrastrukturës dhe Transportit  – Anëtar

  • Ministria  për Digjitalizim dhe Administratë Publike- Anëtar
  • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- Anëtar