Komisioni Ndërministror për NP
Në bazë të ligjit Nr.03/L.087 për Ndërmarrjet Publike
Qeveria ka kompetencën ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit të Republikës së Kosovës në NP -të Qendrore.
Më qellim të përgatitjes së debatit në Qeveri,një komision i zgjedhur i ministrave do të paraqesë propozime ose vërejtje mbi këto çështje. Aktet nënligjore të cilat do të miratohen në përputhje ne Nenin 42 do ti përcaktojnë rregullat dhe procedurat e komisionit të zgjedhur. Komisioni i zgjedhur gjithnjë duhet të përfshijë:
- Ministri i Financave – Kryesues
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik – Kryesues
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Anëtar
- Ministri i Infrastrukturës – Anëtar
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Anëtar