Thirrje e Përbashkët Publike për OJQ-të për të qenë pjesë e procesit për dizajnimin e masave emergjente
Prishtinë, 24 Janar 2023
Ministria e Ekonomisë, gjatë
vitit 2023 me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe si mbështetje në tejkalim të krizës energjetike, planifikon që
të vazhdoj me masat mbështetëse, në zbatim të Vendimit Nr.29/112 të datës
13.12.2022, për planin e Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik
të krizës energjetike, në shumë prej 75,000,000.00 euro (shtatëdhjetepesë
milionë euro) me qëllim të realizimit të parakushtit për përfitimin e mjeteve
financiare nga BE-ja për programin vjetor IPA 2023.
Plani i Veprimit parasheh
zbatimin e masave me efekte të menjëhershme dhe afatshkurta, përmes mbështetjes
së drejtpërdrejtë financiare për familjet në nevojë dhe në disavantazh social
për periudhën e dimrit, nxitjen e kursimit të energjisë nga konsumatorët
familjar, mbështetjen e familjeve përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në
njësitë e banimit dhe ndërtesave si dhe investimeve në pajisje efiçiente dhe
sisteme të energjisë së ripërtritshme për familjet dhe ndërmarrjet Mikro, të Vogla
dhe të Mesme.
Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i
Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si bartës te masave përkatësisë, janë në
proces të themelimit të grupeve punuese për zbatimin e masave 3, 4 dhe 5 te
Planit te veprimit, përkatësisht: Dizajnimin e skemës mbështetëse për
ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), Dizajnin e skemës në
mbështetje të konsumatorëve familjarë, përfshirë konsumatorët në nevojë duke
investuar në pajisje shtëpiake efiçiente dhe në sisteme të energjisë së
ripërtritshme, si dhe Mbështetja e konsumatorëve familjarë individual,
përfshirë konsumatorët në nevojë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në
njësitë e banimit dhe ndërtesa (kolektive).
Përmes kësaj thirrje publike, Ministria
e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë bashkërisht, me
qellim te përfshirjes se shoqërisë civile në këtë proces, fton të gjithë
përfaqësuesit e OJQ-ve, që të parashtrojnë kërkesën për të qenë pjesë e
takimeve të grupeve punuese, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve dhe mbështetjes
së tyre në kuadër të procesit.
Ftohen të gjitha OJQ-të që programi
i punës i të cilave është i fokusuar në kuadër të fushave të paraqitura sipas
kësaj Thirrje, që të paraqesin kërkesën për të qenë pjesë e Grupeve Punuese deri
me datë 31 Janar 2023, duke dërguar e-mail tek: hanife.zenuni@rks-gov.net
dhe arbnora.bahtijari@fkee-rks.net
Duhet pasur parasysh që në bazë të parimit kush aplikon i pari ftohet i pari, sepse deri në dy (2) OJQ për dizajnin
e një mase do të përfshihen në proces.
Në rast se keni ndonjë pyetje ftoheni
të drejtoheni tek znj. Hanife Behrami Zenuni duke dërguar e-mail në adresën: hanife.zenuni@rks-gov.net
apo në numrin e tel 038 200 215 35.