Procedura për pajisje me licencë për hulumtim gjeologjik
Hapi 1
Regjistrimi i biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (www.abrk.org)
Hapi 2
Parashtrimi i kërkesës për licencë për hulumtim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Hapi 3 A
Licenca për hulumtim të mineraleve ndërtimore
- Për afat dyvjeçar, me vetëm një mundësi zgjatjeje për një afat dyvjeçar shtesë.
- E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 250 hektarë.
Hapi 3 B
Licenca për hulumtim për të gjitha mineralet tjera
- Për afat trevjeçar, me tri mundësi zgjatjeje për afate dyvjeçare shtesë (për çdo zgjatje të afatit, sipërfaqja zvogëlohet për 50%)
- E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 100 km2.
Licenca minerare
Hapi 1
Parashtrimi i kërkesës për licencë për shfrytëzim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
Hapi 2
Leja mjedisore, që lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)
Hapi 3
Leja komunale
Hapi 4
Leja nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (nëse prona në fjalë administrohet nga APK)
Hapi 5
Marrëveshja me pronarin për shfrytëzimin e pronës
Vërejtje:
- Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, me përjashtim të mineraleve energjetike, mund të ketë afat maksimal prej 25 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 25 vite shtesë.
- Licenca për shfrytëzim të metaleve energjetike mund të ketë afat maksimal prej 30 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 15 vite shtesë.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon licencat për hulumtim apo shfrytëzim brenda 3 muajsh nga kompletimi i dokumentacionit.