Zv. Ministri Arifaj merr pjesë në lansimin e Raportit Multidimensional të Rishikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 22.04.2022 – Është lansuar Raporti  Multidimensional i Rishikuar i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, në cilën ngjarje ka marr pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, poashtu i pranishëm ishte Federico Bonaglia, zv. drejtor i Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, Jan Rieländer, Shef i Diagnostifikimit dhe Strategjisë së vendit nga Qendra e Zhvillimit të OECD-së, si dhe Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Kosovë.

Zv. ministri Arifaj para të pranishmëve u shpreh se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një udhëkryq të rëndësishëm në trajektoren e zhvillimit të tyre, andaj krijimi i mundësive dhe ofrimi i kushteve të mira për jetesë, janë çelësi për ta bërë Kosovën dhe rajonin një vend atraktiv për të jetuar dhe punuar.

Tutje Arifaj shtoi se Rishikimi Shumëdimensional i Ballkanit Perëndimor ndihmon Kosovën dhe ekonomitë e tjera në rajon me rekomandime dhe sugjerime politikash për veprime të bazuara në të mësuarit me pjesëmarrje, duke shërbyer si inpute të mundshme për hartimin dhe implementimin e strategjive të ndryshme nga qeveria.

Zv. Ministri Arifaj tha se prioritetet strategjike në raportin aktual, i cili u lansua sot ndërtojnë bazën për krijimin e mundësive për të gjithë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës: rritja e arsimit dhe kompetencave për transformimin ekonomik dhe qytetar, mbështetja e kohezionit brenda shoqërive dhe sigurimi i një tranzicioni të gjelbër që përmirëson cilësinë mjedisore të jetës.

Ndryshe Raporti i Rishikuar Shumë Dimensional i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor nga analiza në veprim i ofron mbështetje të madhe Qeverisë së Kosovës dhe ofron rekomandime të ndryshme, duke u bazuar në të dhëna reale dhe adreson pengesat që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, mirëpo njëkohësisht jepen udhëzime se si t’i zbatojmë këto rekomandime.  

KOSOVO IN UNESCO