Thirrje publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët

 

Shkarkoni në PDF Thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë  për qytetarët



Nr.02/2022                                                                                                
Data: 06.10.2022                    
 

Që nga viti 2021, kriza energjetike nëpër të cilën po kalon Evropa ka përkeqësuar situatën me furnizim të qëndrueshëm me energji edhe për qytetarët e Kosovës. Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme të prodhimit të brendshëm të energjisë, varësia nga importi e rritja enorme e çmimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar vështirëson edhe më tej situatën, duke shkaktuar jo vetëm reduktime të shpeshta të energjisë, por edhe rënie të tensionit dhe probleme tjera të rrjetit. Një situatë e tillë vlerësohet që pengon edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shkaktuar rrjedhimisht kosto të larta për ekonomitë familjare e biznese.

Sipas statistikave, konsumatori më i madh i energjisë në Kosovë është sektori rezidencial, i cili kontribuon me rreth 40% në konsumin final të saj. Ulja e konsumit përmes rritjes së efiçiencës së energjisë ndikon në reduktimin  e kërkesës për energji, e cila vazhdon të rritet dukshëm në Kosovë gjatë sezonës së dimrit dhe ngrohjes, duke qenë se një numër i konsiderueshëm i amvisërive përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike  dhe (ii)  rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.



1.  PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN

      ü Pompë termike

      ü Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)

      ü Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)

      ü Stufa individuale me biomasë



      2.  KRITERET TEKNIKE DHE TË PËRGJITHSHME


      Në tabelën më poshtë mund të gjeni kriteret për aplikim, kriteret teknike, vlerën e subvencionit dhe sqarimet shtesë për secilën prej pajisjeve që do të subvencionohen.


       

      Tabela 1.0

      PAJISJA

      KRITERET PËR APLIKIM

       

      KRITERET TEKNIKE TË PAJISJES

      VLERA E SUBVENCIONIMIT

      SQARIME SHTESË

      Pompë termike

      a.                Shtëpia juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Dhjetor 2021 - Shkurt 2022)[1]

      b.                Shtëpia juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive

      c.                Shtëpia juaj është e termoizoluar [2](Efikasiteti i pompave termike është maksimal në shtëpitë e termoizoluara)

      d.               Shtëpia juaj ka të instaluar sistemin qendror të ngrohjes. (Rrjetin e brendshëm të ngrohjes, radiatorët, etj)

       

      a.       Shkalla e performancës/efiçiencës të jetë minimum A++

      b.      Koeficienti i performancës së pompës termike të jetë 4.2 ose më i lartë

      c.       Koeficienti i performancës sezonale të jetë 3.2 ose më i lartë

       

      d.      Çertifikata e  performancës së pajisjes –CE

       

      30% e vlerës investive dhe jo më shumë se 2500.00

       

      Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes (pa përfshirë koston shtesë të instalimit apo pajisjeve përcjellëse të nevojshme)

      Për arsye teknike, kjo pajisje është e aplikueshme vetëm për shtëpi. 

      Pompë termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente)

      a.                Shtëpia/banesa juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Dhjetor 2021 - Shkurt 2022)[3]

      b.                Shtëpia/banesa juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive

      c.                Shtëpia/banesa juaj ka njërën nga masat e efiçiencës së energjisë (izolim të mureve me material termoizolues stiropor/lesh guri ose ka dritaret kornizë PVC/alumin me së paku dy shtresa xhami). 

      a.       Shkalla e performancës/efiçiencës të jetë minimum A++.

      b.      Koeficienti i performancës së pompës termike ajër-ajër inverter të jetë 4.0 ose më i lartë

      c.       Çertifikata e performancës së pajisjes–CE

      40% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 400.00

      Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes.

      Kjo pajisje do të subvencionohet për shtëpi dhe banesa.

       

       

      Kaldaja me biomasë

      (dru, pelet, briket)

      a.                Shtëpia juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Dhjetor 2021 - Shkurt 2022)[4]  

      b.                Shtëpia juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive

       

      a.       Çertifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 80% (vlen për kaldajën me pelet dhe briket)

      b.      Çertifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 74% (vlen vetëm për kaldajën me dru me efiçiencë lartë)

       

      70% e vlerës investive, por jo më shumë se 1200.00

      Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes (pa përfshirë koston shtesë të instalimit apo pajisjeve përcjellëse të nevojshme)

      Për arsye teknike, kjo pajisje është e aplikueshme vetëm për shtëpi. 

       

      Stufa individuale me biomasë

       

       

      a.       Çertifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 80%.

       

      Qytetarët që janë pjesë e skemës së asistencës sociale (kategoria I & II): 90% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 560.00

      Për të tjerët: 70% e vlerës investive, dhe jo më shumë se 435.00

      Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes.

      Kjo pajisje do të subvencionohet vetëm për shtëpi.

       


      _Fusnotat____________________________________________________________________________
      [1]
      Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike
      [2]
      Izolim i mureve me material termoizolues stiropor/lesh guri dhe dritaret me kornizë PVC/alumin me së paku dy shtresa xhami
      [3]
      Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike

      [4]
      Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike


      3.  MËNYRA E APLIKIMIT  PËR SUBVENCION

       

      Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.


      Hapat për aplikim

      Faza I

      1.  Plotësoni formularin për aplikim online në platformën e-Kosova në linkun në vijim https://ekosova.rks-gov.net/420

      Nëse aplikimi juaj është i suksesshëm ju do të njoftoheni menjëherë që jeni kualifikuar për këtë fazë dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që keni përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje. 

       

      Faza II

      Pas blerjes dhe instalimit të pajisjes së përzgjedhur konform kritereve të specifikuara në thirrje, ju mund të aplikoni për fazën II përmes platformës e-Kosova që të ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

       

      1.  Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e njoftimit për kualifikim të fazës së I)

      2.  Vërtetimin e xhirollogarisë bankare të lëshuar nga banka;

      3.      Fotografi të pajisjes së instaluar;

      4.      Fotografi të numrit serik të pajisjes;

      5.      Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes;

      6.     Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II), për
        përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë kërkohet
        të ngarkohet një dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I
        & II).

      Nëse faza II e aplikacionit tuaj vlerësohet pozitivisht nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë, përmes platformës e-Kosova ju do të ftoheni për të nënshkruar Marrëveshjen e Subvencionimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe do të njoftoheni për datën dhe vendin e nënshkrimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ju do të pranoni subvencionin në xhirollogarinë tuaj.

       

      Afati për aplikim

      Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 14 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri me datën 20 Tetor 2022 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë Thirrje. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është 21 ditë kalendarike nga dita e aplikimit në fazën e parë.

      Aplikimet e pranuara do të shqyrtohen bazuar në parimin "KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”, andaj inkurajohen qytetarët të aplikojnë sa më herët.

       

      Procedura e vlerësimit të aplikimeve

      Aplikacionet e pranuara nga faza II do të vlerësohen nga një Komision i Ministrisë së Ekonomisë, i cili shqyrton nëse dëshmitë e ngarkuara në platformën e-Kosova janë konform kritereve të kësaj thirrjeje. Vetëm aplikimi që plotëson të gjitha kriteret do të pranohet për përpunim të mëtejmë. 

       

      E drejta për ankesë

      Aplikantët të cilët vlerësojnë se aplikimi i tyre nuk është vlerësuar drejtë nga Komisioni përkatës i Ministrisë, mund të ushtrojnë të drejtën e Ankesës në afat prej 30 ditësh, konform Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA). Ankesa i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë si autoritet që ka publikuar Thirrjen në emailin në vijim: akee@rks-gov.net



      Për më shumë informacione mund të kontaktoni në numrat e telefonit më poshtë nga ora 08:00 -16:00 nga e hëna deri të premten:

      038 200 215 89
      038 200 215 55

       


      KOSOVO IN UNESCO