Thirrje e Përbashkët Publike për OJQ-të për të qenë pjesë e procesit për dizajnimin e masave pjesë të pakos emergjente

Prishtinë, 24 Janar 2023
 

THIRRJE E PËRBASHKËT PUBLIKE

Për OJQ-të për të qenë pjesë e procesit për dizajnimin e masave pjesë të pakos emergjente

Ministria e Ekonomisë, gjatë vitit 2023 me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe si mbështetje në  tejkalim të krizës energjetike, planifikon që të vazhdoj me masat mbështetëse, në zbatim të Vendimit Nr.29/112 të datës 13.12.2022, për planin e Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, në shumë prej 75,000,000.00 euro (shtatëdhjetepesë milionë euro) me qëllim të realizimit të parakushtit për përfitimin e mjeteve financiare nga BE-ja për programin vjetor IPA 2023.

Plani i Veprimit parasheh zbatimin e masave me efekte të menjëhershme dhe afatshkurta, përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për familjet në nevojë dhe në disavantazh social për periudhën e dimrit, nxitjen e kursimit të energjisë nga konsumatorët familjar, mbështetjen e familjeve përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në njësitë e banimit dhe ndërtesave si dhe investimeve në pajisje efiçiente dhe sisteme të energjisë së ripërtritshme për familjet dhe ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si bartës te masave përkatësisë, janë në proces të themelimit të grupeve punuese për zbatimin e masave 3, 4 dhe 5 te Planit te veprimit, përkatësisht: Dizajnimin e skemës mbështetëse për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), Dizajnin e skemës në mbështetje të konsumatorëve familjarë, përfshirë konsumatorët në nevojë duke investuar në pajisje shtëpiake efiçiente dhe në sisteme të energjisë së ripërtritshme, si dhe Mbështetja e konsumatorëve familjarë individual, përfshirë konsumatorët në nevojë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në njësitë e banimit dhe ndërtesa (kolektive).

Përmes kësaj thirrje publike, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë bashkërisht, me qellim te përfshirjes se shoqërisë civile në këtë proces, fton të gjithë përfaqësuesit e OJQ-ve, që të parashtrojnë kërkesën për të qenë pjesë e takimeve të grupeve punuese, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve dhe mbështetjes së  tyre në kuadër të procesit.

Ftohen të gjitha OJQ-të që programi i punës i të cilave është i fokusuar në kuadër të fushave të paraqitura sipas kësaj Thirrje, që të paraqesin kërkesën për të qenë pjesë e Grupeve Punuese deri me datë 31 Janar 2023, duke dërguar e-mail tek: hanife.zenuni@rks-gov.net dhe arbnora.bahtijari@fkee-rks.net

Duhet pasur parasysh që  në bazë të parimit kush aplikon i pari ftohet i pari, sepse deri në dy (2) OJQ për dizajnin e një mase do të  përfshihen në proces.

Në rast se keni ndonjë pyetje ftoheni të drejtoheni tek znj. Hanife Behrami Zenuni duke dërguar e-mail në adresën: hanife.zenuni@rks-gov.net apo në numrin e tel 038 200 215 35.                             

KOSOVO IN UNESCO