Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Prishtinë, 22.04.2022 - Me qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” konkretisht Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Ministrisë së Ekonomisë, Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës (SHGJK), Luan Morina dhe Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Naser Peci sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi të lidhur ndërmjet SHGJK-së dhe Fakultetit të Gjeoshkencave, është caktimi i hapësirës në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave, për krijimin e kushteve për vendosjen dhe funksionalizimin e pajisjeve laboratorike të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës si dhe caktimin e hapësirës në kuadër të kampusit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, për ndërtimin e një objekti me qëllim të vendosjes dhe ruajtjes së mostrave / bërthamave nga aktivitetet gjeologjike.

Po ashtu, përmes kësaj marrëveshje përcaktohet mënyra e shfrytëzimit të ndërsjellët të pajisjeve laboratorike të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Fakultetit të Gjeoshkencave si dhe organizimin e konferencave të ndryshme shkencore për qëllime të promovimit të sektorit minerare.

Për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje janë përgjegjës krerët e të dyja institucioneve në mënyrë që të dyja palët të monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

KOSOVO IN UNESCO