Rizvanolli takoi Komitetin e Gjelbër dhe Komitetin e Energjisë dhe Minierave të Odës Amerikane në Kosovë

Prishtinë, 14.04.2022 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar Komitetin e Gjelbër dhe Komitetin e Energjisë dhe Minierave të Odës Amerikane në Kosovë (American Chamber of Commerce in Kosovo), me të cilët ka diskutuar rreth planeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për energjinë e gjelbër dhe ndikimin në ekonominë e qëndrueshme.

Gjatë diskutimit, Ministrja Rizvanolli ka prezantuar punën dhe sfidat e sektorit të energjisë në vend, si dhe rreth Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031, e cila është në përfundim e sipër.

Ministrja Rizvanolli tha se Strategjia e Energjisë 2022 – 2031, përpos që synon dekarbonizimin e sektorit të energjisë në vend deri në vitin 2050, duke përmbushur kështu potencialin e lartë të Kosovës për zhvillim të Burimeve të Ripërtërishme, reflekton përkushtimin e Qeverisë sa i përket zhvillimit socio-ekonomik dhe ka për qëllim t’i mundësojë sektorit të energjisë të shërbejë si mjet për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e mundësive të bizneseve dhe punësimit të të rinjve.
 

KOSOVO IN UNESCO