Rizvanolli: Siguria energjetike mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të bazuar në vlera të përbashkëta të paqes e demokracisë

Athinë, 22 nëntor, 2022 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të Ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

Në takimin ministror, krahas Ministres Rizvanolli dhe Ministrit Srekas kanë marrë pjesë; Ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, Ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, Ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe Ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.

Gjatë takimit, Ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.

Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë.

KOSOVO IN UNESCO