Në kuadër të SHGJK, mbahet takimi i parë Misionit te TAIEX-it për Strategjinë e Mbrojtjes së Tokës dhe Reduktimin e Rrezikut të Rrëshqitjeve

Prishtinë, 16.05.2022 - Në kuadër të Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kryesimin e LuanMorinës, zëvendës drejtor ekzekutivnë SHGJK,  është mbajtur takimi i pare i Misionit të TAIEX-it mbiStrategjinë e Mbrojtjes së Tokës dhe Reduktimin e Rrezikut tëRrëshqitjeve.
 
Në kuadër të Misionit e TAIEX-it, eksperti Italian z. Francesko Fusto nga Agjencia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit të Kalabrisë-Itali, prezantoipolitikat më të mirat të Bashkimit Evropian, përkatësisht të Italisë,lidhur me strategjinë e mbrojtjes së tokës dhe reduktimin e rrezikut tërrëshqitjeve të dheut.

Përveç, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës si institucion nikoqir,përfitues nga ky mision i TAIEX-it janë edhe institucionet tjera si:Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, Instituti Hidrometeorologjik iKosovës, Fak. i Gjeoshkencave,  etj,  të cilat në kuadërtë përgjegjësive të tyre kane kompetencën për trajtimin e emergjencavetë shkaktuara si nga natyra, gjithashtu edhe nga faktori njeri.
 
Misioni i TAIEX-it, do të vazhdojë punën edhe për katër ditë të tjera, ku do të elaborohen përgjegjësitë edhe te Komisionit të Pavarurpër Minierave dhe Mineraleve, Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit,komunave të Prizrenit, Istogut dhe Kaçanikut, ku do të shkëmbehenpraktikat dhe përvojat më të mira si dhe trajtohen mundësitë përbashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.

KOSOVO IN UNESCO