Ministrja Rizvanolli vizitoi Termocentralin “Kosova A”

Prishtinë, 20.09.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Termocentralin “Kosova A” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjatë vizitës Ministrja Rizvanolli është pritur nga menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut, të cilët e kanë njoftuar për gjendjen me të cilën po përballet Korporata Energjetike e Kosovës dhe për punën që po bëjnë për të ofruar sa më shumë prodhim të energjisë elektrike në kohën e krizës energjetike.

Ministrja Rizvanolli i ka vizituar njësitë prodhuese të Termocentralit “Kosova A”, ku i ka falënderuar punëtorët për punën dhe sakrificën e tyre që po bëjnë në prodhim e energjisë elektrike, ndërsa pohoi se u befasua për mirë me lajmin se është kthyer në punë Blloku A3 falë punës së ekipit të punonjësve dhe njoftoi se Blloku A4 pritet të kthehet në operim në fillim të tetorit.

Ministrja Rizvanolli tregoi për masat që ka ndërmarr Qeveria për kursimin e energjisë elektrike në institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet publike, dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike, ndërsa njoftoi se në kuadër të masave që do të ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë edhe ajo e ndalimit të eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri.

“Si Qeveri ne do të ndërmarrim dhe disa hapa të tjerë për krizën energjetike. Një vendim që pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhjen e Qeverisë, është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri. Duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe e kemi parë se ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit dhe nga ana tjetër kemi një  mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën”, tha ajo dhe njoftoi se Ministria e Ekonomisë do të shpallë skemën e subvencionimeve në ditët në vazhdim dhe masat e tilla do ta bëjnë dimrin me të lehtë dhe më të përballueshëm.

Duke folur për furnizimin me energji gjatë dimrit që po vjen, Ministrja Rizvanolli tha se Evropa po kalon në një krizë të pa precedent energjetike, e cila është vështirësuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe ne si shtet varemi prej disa faktorëve, e  një prej tyre është prodhimi nga KEK-u dhe siguria energjetike që na ofron KEK-u, por edhe nga çmimet e importit energjisë elektrike.

KOSOVO IN UNESCO