Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck

Prishtinë, 30 qershor, 2022 – Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli së bashku me Shefen e Kabinetit, Anyla  Beqa kanë pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck të shoqëruar nga Shefja e misionit diplomatik të Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Luksemburgu është shtet mik e partner i Republikës së Kosovës të cilët kanë përkrahur vendin tonë përmes programeve zhvillimore që nga paslufta.

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Heck kanë biseduar rreth sektorëve të cilët mbulon Ministria e Ekonomisë, me theks të veçantë sektorin e Energjisë dhe atë të Teknologjisë të Informacionit dhe Komunikimit.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ka prezantuar Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031 si dhe vizionin e Kosovës në këtë sektor.
Tutje Ministrja ka njoftuar Ambasadorin rreth përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe hapësirës për investime.

Ministrja dhe Ambasadori kanë diskutuar edhe për mundësi konkrete të investimeve nga Luksemburgu për sektorin privat të Kosovës.

KOSOVO IN UNESCO