Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

 

Prishtinë, 17.05.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me udhëheqësin e Njësisë së Monitorimit të Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, kanë pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, zëvendësambasadoren, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe atasheun, Gil Bösch.

 

Në takim fillimisht u diskutua rreth projekteve përmes të cilave shteti zviceran ka kontribuar në Republikën e Kosovës, për të cilat ministrja shprehi mirënjohjen e saj. Ministrja Rizvanolli shpalosi prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë gjatë këtij mandati dhe diskutuan më gjerësisht rreth ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës.

 

Ambasadori Kolly përgëzoi Ministren Rizvanolli për qasjen e re në politikbërje dhe e falënderoi për një diskutim të frytshëm, duke uruar që të jetë fillimi i një faze të re të bashkëpunimit të ngushtë dhe u dakorduan që në të ardhmen të fillojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtrishme.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO