Ministrja Rizvanolli takoi ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck

 

Prishtinë, 05.05.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim Ambasadoren e Suedisë në Republikën e Kosovës, Karin Hernmarck si dhe Zëvendës ambasadoren / Udhëheqësen e bashkëpunimit për zhvillim, Nasrin Pourghazian.

 

Ambasadorja Hernmarck uroi ministren Rizvanolli për detyrën e re si Ministre e Ekonomisë dhe i uroi shumë suksese përballë sfidave që e presin Qeverinë gjatë këtij mandati.

 

Kurse, ministrja Rizvanolli shprehu falënderimet e saj për kontributin e dhënë nga Ambasada Suedeze në Kosovë, përmes projekteve të shumta të cilat i shpalosi Ambasadorja Hernmarck.

 

Në takim u diskutua më thellësisht rreth prioriteteve të Ministrisë së Ekonomisë dhe fushave me rëndësi të veçantë si barazia gjinore dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Së bashku diskutuan dhe rreth mundësive të bashkëpunimit në iniciativa të ndryshme me ndikim në shoqërinë kosovare.Ambasadorja Hernmarck shprehu se Suedia është një mike e vjetër e Kosovës dhe do të vazhdojë të mbetet gjatë, duke e mbështetur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe uron që të kenë një bashkëpunim të thellë me qeverinë e re, e cila beson se ka fuqinë t’i bëjë ndryshimet të cilat të gjithë i presin.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO